Bashkimi Evropian ka ndaluar pagesat e ndihmës zhvillimore për palestinezët, duke vendosur 691 milionë euro “nën shqyrtim”, pasi Hamasi sulmoi Izraelin, tha Brukseli më 9 tetor.
“Shkalla e terrorit dhe brutalitetit kundër Izraelit dhe popullit të tij është një pikë kthese. Situata nuk më njësojë. Si donatori më i madh për palestinezët, Komisioni Evropian ka vendosur nën shqyrtim gjithë portofolin e zhvillimit, që është në vlerë prej 691 milionë eurosh”.
Varhelyi tha se ky vendim nënkupton që “të gjitha pagesat do të pezullohen menjëherë. Të gjitha projektet janë nën shqyrtim. Të gjitha propozimet e reja buxhetore, përfshirë edhe ato për vitin 2023 janë shtyrë deri në një njoftim të ri”.
Të martën, ministrat e Jashtëm të BE-së do të takohen për të biseduar për situatën në Izrael dhe Gaza, pas sulmit të befasishëm të kryer nga militantët e Hamasit. Hamasi nisi sulmet me raketa ndaj Izraelit më 7 tetor, që u pasua me sulme ajrore të Izraelit në Gaza.
Si pasojë e dhunës mbi 1.000 persona janë vrarë në Izrael dhe Gaza, teksa Izraeli ka shpallur gjendje lufte. Hamasi njihet si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe fuqi të tjera perëndimore. (A2 Televizion)