Ultimatumi skadoi! Hamasi lëshon shi raketash në qytetin Ashkelon

Nga A2 CNN
10 Tetor 2023, 18:03 | Bota
Ultimatumi skadoi! Hamasi lëshon shi raketash në qytetin Ashkelon

Ultimatumi skadoi. Një breshëri e madhe raketash u lëshuan nga Hamasi në Gaza në drejtim të qytetit izraelit, Ashkelon. Grupi i militantëve palestinezë njoftuan se kjo ishte një “përgjigje ndaj zhvendosjes së civilëve në Gaza”.

Sulmi masiv vjen pasi një zëdhënës i Hamasit lëshoi një paralajmërim për banorët e qytetit jugor izraelit që të largoheshin nga qyteti para orës 17:00, sipas orës lokale.

Një video e shpërndarë nga Hamasi tregoi raketa që fluturonin nëpër qiell me njerëz që kërkonin të mbroheshin me dëshpërim. Sirenat e alarmit kanë rënë në të gjithë Izraelin. Shteti hebre njoftoi se raketa janë lëshuar edhe nga Libani, gjë e cila nxiti reagimin me të njëjtën mënyrë nga forcat e Tel Avivit.

Ushtria e Izraelit thotë se më shumë se 4,500 raketa janë lëshuar që nga e shtuna. Gjithashtu njofton se po vazhdon të bombardojë Rripin e Gazës pasi goditi 200 objektiva gjatë natës, duke vrarë dhe dy zyrtarë të lartë të Hamasit, ndërsa zbuloi trupat e 1500 militantëve të vrarë.

Kryeministri Benjamin Netanjahu tha se sulmet janë vetëm fillimi në atë që e konsideroi një luftë ndaj ISIS-it të ri, Hamasit. Izraeli pretendon se ka siguruar kufirin me Rripin e Gazës, pas rrethimit të madh dhe me lagje të rrafshuara plotësisht.

Hamasi njoftoi gjatë ditës se nuk do të negociojë për pengjet që ka marrë nga Izraeli deri në “fundin e betejës”. Bilanci i jetëve të humbura është tepër tragjik dhe vijon të përkeqësohet: në Izrael raportohen mbi 1 mijë persona të vrarë dhe mijëra të tjerë të plagosur, nga palestinezët të vrarët janë më shumë se 800 dhe të lënduarit me mijëra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos