
“Dilni në rrugë në emër të Gazës krenare me kokteje molotovi dhe gurë”.
Ishte ky apeli që u përhap në disa grupe arabe pro-palestineze nga “Arin al Aswad”, ose e njohur në shqip si “Gropa e Luanëve”, një grup i armatosur i rezistencës palestineze i konsideruar nga forcat e sigurisë dhe analistët izraelitë përgjegjës për disa sulme në Tel Aviv.
Ftesa iu drejtohet kryesisht banorëve në Bregun Perëndimor dhe në territoret e pushtuara, por burimet bëjnë me dije se nuk përjashtohet që apeli të ndiqej nga simpatizantët e grupit në pjesën tjetër të botës. (A2 Televizion)