“Broja nuk ia del”, Sylvinho: Kemi finalen e parë nga 3 të mbetura

Nga A2 CNN
12 Tetor 2023, 08:03 | Futboll
“Broja nuk ia del”, Sylvinho: Kemi finalen e parë nga 3 të

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho e cilëson ndeshjen e nesërme ndaj Çekisë si një ndër 3 finalet e mbetura, por jo vendimtaret, pasi ai vijon t’i qëndrojë idesë se llogaritë bëhen në nëntor.

Në konferencën për shtyp, braziliani dha dhe lajmin e keq se Armando Broja nuk do të jetë nesër në fushën e lojës.

“Kemi një garë të rëndësishme por jo vendimtare. Janë një ekip i vështirë që s’ka humbur asnjë ndeshje në këto eliminatore. Kemi shumë punë për të bërë. Kemi dhe 3 finale. Nuk është e lehtë, por jemi të përgatitur.

Pjesë e punës sonë është të takojmë lojtarët ku luajnë. Kemi bërë mirë deri këtu. Forca e këtij ekipi është shpirti i garës, zemra që vendosin lojtarët në fushë dhe tifozeria. Lojtarët janë të motivuar për një ndeshje të tillë.

Kemi bërë 3 stërvitje. Broja nuk ja del. Ky është fat i keq. Kemi qënë në kontakt dhe me drejtorin e Çelësit, më vjen shumë keq, por ai nuk do të jetë në fushë nesër. Gjasula është ok”, tha Sylvinho. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos