NATO vëmendje edhe për Kosovën, Stoltenberg: Ka tensione atje, prandaj kemi shtuar prezencën

Nga A2 CNN
11 Tetor 2023, 11:53 | Kosova
NATO vëmendje edhe për Kosovën, Stoltenberg: Ka tensione atje,

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s kanë në vëmendje edhe zhvillimet e fundit në Kosovës pas sulmit të armatosur në Banjskë. Sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg, në nisje të takimit në Bruksel, tha se për shkak të tensioneve në veriun e Kosovës, aleanca ka shtuar prezencën përmes trupave të KFOR-it.

“Ne nesër do të takohemi dhe do të trajtojmë parandalimin dhe mbrojtjen; Ne ramë dakord për planet e reja të mbrojtjes në samitin Vilnius dhe tani gjithçka ka të bëjë me zbatimin e këtyre planeve të mbrojtjes me 300.000 trupa në gatishmëri të lartë. Ne gjithashtu do të trajtojmë misionin dhe operacionet e NATO-s, duke përfshirë praninë tonë në Irak, duke ndihmuar në parandalimin e kthimit të ISIS-it, si dhe praninë tonë në Kosovë, ne kemi parë tensione të shtuara atje, prandaj është e rëndësishme që NATO-ja ka rritur praninë e saj në Kosovë”, deklaroi Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos