Piero Ausilio në Shqipëri. Nga zërat për Brojën tek ecuria e Asllanit

Nga A2 CNN
11 Tetor 2023, 09:40 | Futboll
Piero Ausilio në Shqipëri. Nga zërat për Brojën tek

Nga spekulimet rreth interesimit të Interit për Armando Brojën tek aktivizimi i Kristjan Asllanit dhe premtimi për tifozët zikaltër në Shqipëri. Drejtori sportiv, Piero Ausilio, ishte i pranishëm në Tiranë, duke folur për disa tema që i interesojnë shqiptarëve.

“Nuk jemi të interesuar, jemi të kënaqur me sulmuesit që kemi në dispozicion, por e njoh mirë Brojën dhe i uroj më të mirat në kombëtare. Po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë dhe së fundmi është rikthyer duke shënuar dhe gol. Shpresoj të jetë sa më i dobishëm për kuqezinjtë duke filluar nga e enjtja”, tha Ausilio.

Vlerësimet për Asllanin janë maksimale, me klubin që vendosi të largojë një yll si Brozovic dhe të mbante talentin kuqezi: “Besojmë te talenti dhe kualiteti i Asllanit. E morëm pavarësisht se ishte lojtar i ri, me vetëm 6 muaj eksperiencë te Empoli. Duhet të fitojë eksperiencë dhe atë po bën. Në merkaton e fundit u largua një lojtar si Brozovic, i cili i zinte hapësirën Asllanit”.

Në fund, edhe një përshëndetje për tifozët e Interit në Shqipëri, shoqëruar me një premtim: “Një përqafim të madh dhe përshëndetje të ngrohtë tifozëve të Interit në Shqipëri. Vazhdoni të na ndiqni sepse ne bëjmë gjithçka për t’ju dhënë kënaqësi të mëdha”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos