Aktivisti Florian Binaj deklaroi në studion e Debat në A2 CNN se shteti aktualisht po paguan më shumë për mbajtjen e një të burgosuri në vit, sesa për formimin dhe shkollimin e një mjeku të ri.
Binaj e cilësoi këtë gjë të gabuar teksa shtoi se mes studentëve po futet qëllimisht përçarja.
“Duhet të lemë më shumë studentët të flasin. Ata e paraqesin situatën më së miri. Nëse një person me të dhëna kriminale vret një mjek dhe e dënon me burg. Shteti e mban atë me 8 mijë euro në vit. Për një mjek të ri kostot janë 2400 euro në vit. Për të gjeneruar mjekë të rinj kushton më pak sesa për të mbajtur një person që ka vrarë një mjek. Që këtu është e gabuar. Po futet kastile përçarja mes studentëve”, u shpreh aktivisti Florian Binaj në emisionin Debat në A2 CNN. (A2 Televizion)
