All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Mjekësia në protestë: Vetëm anulimi i ligjit na kthen në universitet

Nga A2 CNN
11 Tetor 2023, 14:33 | Aktualitet
Mjekësia në protestë: Vetëm anulimi i ligjit na kthen
All - Paragraf - 1

Miratimi i tarifës së shkollimit për studentët e Mjekësisë ka shtuar zemëratën dhe pakënaqësitë e tyre. Të rinjtë e Mjekësisë së Përgjithshme nuk pranojnë as kontratën me fakultetin për të qëndruar pas studimeve në Shqipëri dhe as të paguajnë 248 mijë lekë për studimet vjetore.

Në ditën e tetë të bojkotit të mësimit, studentët kanë marshuar sërish drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku kanë zhvilluar protestën e radhës.

All - Paragraf - 3

Më të organizuar dhe më të vendosur në kërkesën e tyre, studentët e Mjekësisë kanë bllokuar për më shumë se një orë  qarkullimin në Rrugën e Durrësit.  

Të indinjuar nga heshtja e drejtuesve të këtij dikasteri, të rinjtë kanë  qëlluar me vezë godinën e Ministrisë dhe kanë hedhur flakadanë.

Me pankarta dhe thirrje të ndryshme mjekët e ardhshëm e kanë cilësuar të padrejtë dhe antikushtetues ligjin për degën e Mjekësisë së Përgjithshme.  

All - Paragraf - 6

Pas më shumë se një orë protestë dhe asnjë reagim nga Ministria e Arsimit, të rinjtë janë shpërndarë. Vetëm anulimi i ligjit mund t’i kthejë në auditorë, ndërsa theksojnë vijimin pa afat të bojkotit.  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos