Rezoluta për Kosovën, Tabaku: Pranë konsensusit, përjashtimi i deputetëve i padrejtë

Nga A2 CNN
11 Tetor 2023, 14:45 | Kosova
Rezoluta për Kosovën, Tabaku: Pranë konsensusit, përjashtimi

Konsensusi për të pasur një rezolutë të përbashkët në mbështetje të Kosovës është duke u arritur.

Kështu deklaroi Jorida Tabaku në mbyllje të Konferencës së Kryetarëve, teksa ka shprehur edhe keqardhjen për përjashtimin e 8 deputetëve opozitarë nga seanca e të enjtes.

“Duket sikur po arrihet një dakordësi për t’iu rikthyer qëndrimit që ka pasur PD-ja për një rezolutë të njëjtë me të Kosovës. Duke qenë se do të jetë një seancë e veçantë e parlamentit, deputetët e përjashtuar duhet të ishin të pranishëm në këtë seancë, duhet të ishin pjesë edhe në shenjë për të treguar mohimin e askujt të kësaj rezolute. Heqja e të drejtës së këtyre deputetëve për të marrë pjesë është e padrejtë”, tha Tabaku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos