Albin Kurti drejt Tiranës për Kombëtaren: Forca djema

Nga A2 CNN
12 Tetor 2023, 15:40 | Kosova
Albin Kurti drejt Tiranës për Kombëtaren: Forca djema

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të jetë këtë të enjte në Tiranë, por kësaj radhe në petkun e tifozit të Kombëtares Kuqezi.

Kreu i qeverisë së Kosovës ka ndarë një foto në rrjetet sociale ku ndodhet bashkë me Lulzim Jashari rrugës për në kryeqytetin e shqiptarëve.

“Bashkë me Lulzim Jasharin rrugës për Tiranë në përkrahje të Shqipërisë. Forca djema. Evropiani po na pret”, shkruan Albin Kurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos