Vjosa Osmani në fabrikën e prodhimit të armëve në Kroaci, teston pushkën gjysmë-automatike VHS-2-S

Nga A2 CNN
11 Tetor 2023, 15:46 | Kosova
Vjosa Osmani në fabrikën e prodhimit të armëve në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Kroaci ka vizituar edhe fabrikën e armëve “HS Produkt LTD”, fabrikë, e cila gjendet në qytetin Karlovac.

Kjo kompani kroate e prodhimit të armëve të zjarrit është e njohur për projektimin dhe prodhimin e pistoletave gjysmë automatike.

Osmani është njohur nga afër për punën që bëhet në këtë fabrikë, ndërsa nuk ka nguruar të testojë edhe disa prej armëve.

Në një fotografi që ka publikuar vetë Presidentja Osmani në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”, shihet teksa merr shënjestër me pushkën gjysmë-automatike të llojit VHS-2-S. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos