Ish-kapiteni Altin Lala ka bërë analizën e kombëtares kuqezi. Në një intervistë me gazetarin e A2 CNN, Erald Kodheli, Lala ka vlerësuar më së shumti frymën e grupit.
Grupi ynë ka qenë fantastik, trajneri, grupi është shumë mirë, luajnë shumë mirë me njëri-tjetrin, kjo bën forcën në fund fare dhe shpresoj që të marrim një fitore”, tha Lala.
Ai ka shtuar se duhet vlerësuar edhe entuziazmi i tifozëve dhe mbështetjen që ato kanë dhuruar për ekipin, një mbështetje që do kishte zili çdo ekip.
“Po të shohësh këtë entuziazëm, po të kishe pasur një stadium prej 100 mijë vendësh do ishte mbushur prap, do u kishte mbetur sërish njerëzve hatri”, përfundoi Lala. (A2 Televizion)
