Dueli me Çekinë, kombëtarja vijon përgatitjet, Klaus Gjasula në dyshim

Nga A2 CNN
10 Tetor 2023, 14:38 | Sporte të tjera
Dueli me Çekinë, kombëtarja vijon përgatitjet, Klaus

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për dy ndeshjet e radhës, ndaj Republikës Çeke më 12 tetor dhe miqësoren ndaj Bullgarisë më 17 tetor.

Vëmendja tani është te supersfida me çekët, që do të luhet në Tiranë dhe një fitore e mundshme, kuqezinjtë do të ishin më afër se kurrë Europianit 2024. Skuadra është stërvitur me trajnerin Sylvinho që thuajse ka patur të gjithë grupin në dispozicion.

I vetmi që ka shfaqur shqetësime, është Klaus Gjasula i cili ka patur një infeksion në grykë dhe nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për skuadrën. Futbollistët kanë bërë fillimisht disa ushtrime të lehta fizike dhe pas kanë zhvilluar një ndeshje kontrolli brenda grupit.

Atmosfera është pozitive. Ekipi është besimplotë se mund të marri një rezultat pozitiv ndaj kundërshtarit më të fortë në grup.

Dueli luhet këtë të enjte në Tiranë. Aktualisht kuqezinjtë kanë 10 pikë, 2 më shumë se Çekia dhe Moldavia ndërsa Polonia është në vendin e katërt me 6 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos