Kombëtarja Shqiptare nisi zyrtarisht përgatitjet për ndeshjen e rëndësishëm ndaj Republikës çeke.
Kuqezinjtë zhvilluan një seancë të lehtë stërvitore pas shumë ngarkesë fizike. Ardian Ismajli pas lëndimit në kofshë nuk ia ka dalë dot dhe është rikthyer në Itali për të nisur aty fazën e rikuperimit. Në konferencën e zakonshme për shtyp, dy lojtarët Ylber Ramadani dhe Taulant Seferi treguan atmosferën brenda grupit. Ramadani u shpreh se është gati për të dhënë maksimumin.
“Nuk është një ndeshje e lehtë, po ne duhet të futemi me qasjen e duhur, do bëjmë maksimumin tonë, duhet ta menaxhojmë në mënyrën e duhur”, tha Ylber Ramadani.
Pavarësisht se konkurrenca në sulm është e madhe, për Taulant Seferin, rëndësi ka 3 pikë për kombëtaren dhe jo minutat në fushë. Sipas tij, skuadra është gati ndërsa ka dhe një mesazh për tifozët.
Kombëtarja shqiptare luan përballë Republikës Çeke më 12 tetor në arnën kombëtare në Tiranë. Aktualisht kuqezinjtë janë të parët në grup me 10 pikë, 2 më pak se Çekia dhe Moldavia dhe katër larg polakëve. (A2 Televizion)
                                          
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   