
Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha ka folur pas ndeshjes me Çekinë, ku ka falënderuar të gjithë djemtë e ekipit dhe tifozët për këtë mbrëmje të paharrueshme.
Gardiani i portës kuqezi deklaroi se puna pa pushim dhe sakrifica janë pikat e forta të këtij ekipi, që tashmë e di forcën e tij.
“Berisha kemi një ekip me kualitet, vijmë në këtë pikë me sakrifica e punë. Të gjithë lojtarët e dinë që duhet të mundohemi shumë. Në fund të pjesës së parë bëmë disa gabime, pasi vetëbesimi i tepërt bëri që gjërat të ndryshojnë. Na ndihmoi pushimi dhe u kthyem vrullshëm në pjesën e dytë”, tha Berisha. (A2 Televizion)