Përfshihet nga flakët mjeti i efektivit të Policisë në Pogradec

Nga A2 CNN
12 Tetor 2023, 08:37 | Kronikë
Përfshihet nga flakët mjeti i efektivit të Policisë në

Një mjet është përfshirë nga flakët rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në Lagjen 3 të Pogradecit. Mjeti që ishte i parkuar i përket një efektivi policie.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet për ngjarje aksidentale, megjithatë policia po vijon hetimet për sqarimin e ngjarjes.

Ndërkohë policia ka marrë kamerat e një hoteli përballë, për të parë nëse kemi të bëjmë me ngjarje aksidentale apo të qëllimshme.

Zjarri është fikur nga forcat e MZSH duke shpëtuar edhe dy makina të tjera, që ishin parkuar pranë mjetit në flakë.

Pogradec/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec, rruga “Reshit Çollaku”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit Th. H., (me detyrë punonjës policie pranë Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë).

Nga këqyrja paraprake, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale në pjesën e brendshme të motorit të automjetit, i cili është djegur pjesërisht.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos