Shqipëri-Çeki, publikohen formacionet zyrtare

Nga A2 CNN
12 Tetor 2023, 17:36 | Futboll
Shqipëri-Çeki, publikohen formacionet zyrtare

Trajneri Sylvinho nuk i pëlqen eksperimentet, aq më tepër në një ndeshje kaq delikate sa Çekia.

Ai do të zbresë në fushën e lojës me asnjë surprizë, por me Berishën në portë, Gjimshiti, Aheti, Mitaj e Hysaj në mbrojtje. Asllani, Ramadani, Seferi, Bajrami e Asani në mesfushë dhe në krye të sulmit do të jetë Sokol Cikalleshi, i cili ia ka dalë të lërë pas dëmtimin e fundit.

Sylvinho do të vuajë mungesat e Ismailit në mbrojtje dhe të Armando Brojës në sulm në këtë takim delikat për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar këta lojtarë.

Një tifoze nga Korça ka treguar shifrën marramendëse që ka paguar për të parë ndeshjen Shqipëri-Çeki në “Air Albania”. Ajo ka treguar se e ka blerë biletën pavarësisht shifrës së kripur, për dashurinë e madhe që ka për kuqezinjtë.

“Do fitojmë normale, për këtë kemi ardhur. Kemi ardhur nga Korça. Në fillim ka qenë e vështirë që të sigurojë bileta, por pastaj arrita biletën 250 euro, kemi ardhur 2 veta, unë dhe tezja. Shqipëria është e jona, për atë çdo gjë”, tha tifozja.

Atmosfera në prag të ndeshjes është elektrizuese. Të gjitha rrugët në qendër të kryeqytetit, pranë stadiumit “Air Albania”, janë pushtuar nga tifozët, në mbështetje të kombëtares. Ato shprehen entuziast për një fitore në përballë Çekisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos