Shqipëria fitoi 3-0 përballë Çekisë mbrëmjen e së enjtes në stadiumin Air Albania, duke shënuar kështu edhe një rikthim të denjë të kombëtares sonë.
Teksa komentonte zhvillimet e djeshme, kreu i Rithemelimit u shpreh se rikthimet janë rigjallërime.
Në kuadër të kësaj situate, Sali Berisha shtoi po ashtu, edhe vetë rikthimi i tij është një “realitet jashtëzakonisht i veçantë.
“…Kurse unë ndjek në mënyrë transparente ato që kam deklaruar. Rikthimi i Sali Berishës është një realitet jashtëzakonisht i veçantë. Gëzohem shumë që po rikthehet edhe kombëtarja jonë. Rikthimet janë rigjallërime.”
E ndërsa pyetej nëse ishte gati të tërhiqej për t’i hapur rrugë bashkimit të PD-së, nëse fakti që ai është shpallur “non grata” nga SHBA bëhet pengesë, Berisha theksoi se futja e tij në “listën e zezë” është një akt që ka në bazë korrupsionin transnacional.
Megjithatë, kreu i Rithemelimit theksoi se PD është parti e mendimit të lirë dhe se “askujt nuk i mohohet e drejta të ketë qëndrimin e vet.” (A2 Televizion)
