Një tufë pulëbardhash mbyll aeroportin e Venecias

Nga A2 CNN
13 Tetor 2023, 12:13 | Bota

Duket e çuditshme, por në Venecia aeroporti “Marco Polo” është mbyllur për shumicën e fluturimeve, përreth një orë gjatë së premtes, sepse një tufë pulëbardhash pushtoi pistën.

Disa avionë që parashikohej të uleshin në momentet e bllokimit, u drejtuan në aeroporte të tjera si Verona, Trieste dhe Milano.

Për të larguar tufën e pulëbardhave, autoritetet aeroportuale ndërhynë duke përdorur të gjitha mjetet e parashikuara, përfshirë parandaluesit akustikë dhe një skifter të kontrolluar manualisht.

Këto janë mjete që respektojnë faunën dhe janë në gjendje të garantojnë në të njëjtën kohë sigurinë”, shpjegoi Save, kompania që menaxhon aeroportin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos