Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve për të zgjedhur tre përfaqësues të rinj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, u kthye në një arenë të ekspozimit të problemeve të sistemit.
Kryeprokurori Olsian Çelaj tha se “armata” e prokurorëve po kalon një periudhë të vështirë, të shoqëruar me besim të ulët të opinionit publik tek ta.
Sipas tij vendi ka nevojë për prokurorë të pavarur nga kushdo, ndërsa kërkoi solidaritet për t’i bërë ballë çdo kërcënimi, qoftë edhe fizik.
Kandidatët për tre pozicionet e lira në KLP vërejtën të tjera shqetësime, ku zinte jo pak vend trajtimi financiar.
Me shumicë votash mes shtatë kandidatësh prokurorët e vendit zgjodhën kolegun e tyre Moisi Duda si përfaqësues të Prokurorive të Apelit në KLP, ndërsa si përfaqësues të prokurorive të Shkallës së Parë prokurorët Olger Eminaj dhe Vatë Staka. (A2 Televizion)
