Konfliktohen me thika dy persona në Sarandë, një përfundon në spital, tjetri në komisariat

Nga A2 CNN
14 Tetor 2023, 20:24 | Bota
Konfliktohen me thika dy persona në Sarandë, një përfundon

Një i ri ka përfunduar në spital mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, pas një konflikti që pati me një person tjetër.

Sipas policisë së shtetit 36-vjeçari L.P. mori plagë në qafë me një mjet prerës pas një konflikti për motive të dobëta që pati me 32-vjeçarin Dh.T. në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur kapjen e autorit Dh. T.  dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Sarandës.

Shtetasi L. P, aktualisht ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos