Protesta të mëdha pro-Palestinës në Angli e Skoci

Nga A2 CNN
14 Tetor 2023, 16:13 | Bota
Protesta të mëdha pro-Palestinës në Angli e Skoci

Qindra mbështetës të Palestinës zhvilluan protesta në disa qytete të Anglisë dhe Skocisë, në një kohë kur Izraeli po nis kundërofensivën e tij tokësore kundër Hamasit në Gaza.

Protestat më të mëdha u regjistruan në Glasgou dhe Manchester, ku pjesëmarrësit arritën në disa mijëra.

Manifestimi u shoqëruar nga forca të mëdha policie, dhe fatmirësisht gjatë tij nuk u raportua asnjë incident.

Të pranishmit mbanin në duar parulla pro palestinës dhe kërkonin reagimin e komunitetit ndërkombëtar, për atë që ata e cilësojnë si mizori të qeverisë izraelite. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos