Kontrollet e gjirit, mjekët: Mamografitë në kulmin e punës, vizitat jo vetëm në tetor

Nga A2 CNN
14 Tetor 2023, 15:06 | Aktualitet
Kontrollet e gjirit, mjekët: Mamografitë në kulmin e punës,

Mamografitë në qendrat shëndetësore po punojnë pa pushim. “Tetori rozë”, muaji kundër kancerit të gjirit ka shtuar radhët dhe interesin e grave për kontrolle. Disa vijnë për herë të parë pas historive të ndryshme që kanë dëgjuar, ndërsa të tjera gra thonë se kontrollet i kanë periodike.

Mjekët  flasin për fluks të shtuar në këto ditë tetori. Nëse në muaj të tjerë kryhen 60-100 mamografi, tani në tetor, kjo shifër bëhet brenda një ditë. 

Mjekët bëjnë thirrje për kontrolle periodike të gjirit dhe jo vetëm në tetor.  Dy dekadat e fundit është rritur me 20% numri i rasteve më kancer të gjirit.  Krahas ndryshimit të stilit të jetës, faktorit gjenetik dhe rritjes së moshës mesatare, fushatat për depistimin të  kancerit të gjirit kanë rritur zbulueshmërinë e kësaj sëmundje.

Sipas regjistrit kombëtar të kancerit, vitin e fundit u regjistruan 720 raste të reja më kancer të gjirit, ndërsa 192 gra të prekura  prej tij kanë humbur jetën nga kjo sëmundje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos