Kokainë për klubet e natës në Durrës, arrestohen dy shpërndarësit

Nga A2 CNN
15 Tetor 2023, 15:01 | Aktualitet

Dy shpërndarës të lëndëve narkotike, të cilët ushtronin aktivitetin kriminal në lokalet e natës në zonën e Vollgës, janë vënë në pranga nga policia e Durrësit. Blutë e qytetit bregdetar kanë arrestuar shtetasit Arben Muça dhe Ervis Likmeta pasi kishin informacione se personat në fjalë posedonin lëndë narkotike të llojit kokainë. Gjatë operacionit policia ka sekuestruar 216 gramë kokainë dhe disa shuma parash. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos