
Një nga përgjegjësit për masakrën në Kibbutz Nirim është vrarë mbrëmjen e së shtunës.
Lajmin e bëjnë të ditur Forcat izraelite të Mbrojtjes, sipas të cilave, Billal al-Kedra u vra në pjesën jugore të Rripit të Gazës.
Ushtria izraelite njofton se Billal al-Kedra ishte komandanti njësisë elitë të Hamasit të njohur si “Nukhba” në zonën Khan Yunes, në jug të Rripit.
Forca ajrore, e cila ka bombarduar Gazën që nga e shtuna e kaluar në një aksion hakmarrës kundër Hamasit, goditi gjithashtu mbi njëqind objektiva të vendosura në Zaytun, Khan Yunis dhe në perëndim të Jabaliya.
Këto sulme, sipas ushtrisë izraelite kanë pasur si shënjestër qendrat e komandës operacionale të, komplekset ushtarake, dhjetëra lëshues, poste lëshimi raketore antitank dhe pika vëzhgimi të Hamasit. (A2 Televizion)