54-vjeçari shqiptar shtrohet disa herë në spital, mësohet se po e vriste “ngadalë” gruaja

Nga A2 CNN
16 Tetor 2023, 10:40 | Kronikë
54-vjeçari shqiptar shtrohet disa herë në spital, mësohet

Një 46-vjeçare moldave është arrestuar nga policia italiane nën akuzën se tentoi të vriste bashkëshortin e saj shqiptar me helm miu.

Sipas të dhënave paraprake, gruaja mësohet t’i ketë dhënë disa herë helm të fshehur në doza të vogla në ushqime burrit të saj 54-vjeçar, i cili ishte paraqitur në spital me dhimbje të forta.

Dyshimet e mjekëve i dhanë udhë hetimeve dhe tashmë gruaja u ndalua nga autoritetet dhe po mbahet me masë arresti në shtëpi, në pritje të procesit gjyqësor.

54-vjeçari ishte shtruar disa herë në spital që nga korriku i vitit 2022 dhe kishte të gjitha simptomat që ishte helmuar. Për këtë arsye, mjekët kryen disa testime dhe shuan dyshimet e tyre se ai kishte rënë në kontakt me helm miu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos