Del nga rruga automjeti në Fier: 5 të lënduar, mes tyre edhe fëmijë

Nga A2 CNN
16 Tetor 2023, 06:12 | Kronikë
Del nga rruga automjeti në Fier: 5 të lënduar, mes tyre edhe

Një aksident ka ndodhur paraditen e së dielës në Fier. Behet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Buzëmadh.

Drejtuesi i një automjeti tip “Benz” ka humbur kontrollin e makinës duke bërë që të dalë nga rruga. Për pasojë, i lënduar ka mbetur ai vetë, një 40-vjeçare dhe tre vajzat të moshës 19, 14 dhe 6 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos