Francë, frikë për tjetër sulm terrorist, evakuohet shkolla ku u vra mësuesi i letërsisë

Nga A2 CNN
16 Tetor 2023, 11:58 | Bota
Francë, frikë për tjetër sulm terrorist, evakuohet shkolla

Momentet e frikës vijojnë në Francë. Shkolla në Arras, në Francën veriore, është evakuuar ditën e sotme për shkak të një kërcënimi me bombë.

Nxënësit dhe mësuesit u evakuuan me shpejtësi nga shkolla e mesme “Gambetta” rreth orës 10:30. Kjo është shkolla ku u ekzekutua një mësues nga një 20-vjeçar, të premten e kaluar.

Për pasojë mësuesi i letërsisë, Dominique  Bernard gjeti vdekjen, e ndërsa u plagosën rëndë dy persona të tjerë.

Sulmuesi, rreth 20 vjeç, me origjinë nga Çeçenia, figuronte në dosjet e policisë si “kërcënim i mundshëm për sigurinë kombëtare”, ndërsa në momentin e sulmit, ai ka thërritur “Allahu është i madh”. Sulmuesi Mohammed Mogutskov ishte nën vëzhgim nga autoritetet franceze, siç raporton gazeta “Le Figaro (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos