I paralizuari rrezikon burg të përjetshëm, kishte mbushur karrigen me rrota me kokainë

Nga A2 CNN
16 Tetor 2023, 08:26 | Bota

Zyrtarët në Aeroportin Ndërkombëtar të Hong-Kongut kanë zbuluar 11 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, e fshehur në jastëkët e një karrigeje elektrike me rrota.

Droga me vlerë rreth 1.5 milionë dollarë iu gjet një burri 51-vjeçar me probleme për të lëvizur, teksa ishte duke kaluar në doganë. Ai u arrestua dhe rrezikon dënim përjetë nëse shpallet fajtor, pasi ndëshkimet për trafikun e drogës në Hong-Kong janë tepër të rënda.

Stafi i doganës nisi të dyshonte për diçka që nuk shkonte në karrigen me rrota, pasi pa se dyshekët e saj ishin hapur dhe mbështetësja ishte riqepur.

Burri, i cili nuk është nga Hong-Kongu dhe kishte probleme me lëvizjen, u tha zyrtarëve se ai ishte drejtor i një kompanie makinash me qira dhe se karroca me rrota i ishte huazuar nga një mik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos