Është nënshkruar sot në Tiranë marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale, shtohen tanimë edhe disa profesione të tjera. Në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, u firmos marrëveshja ndërmjet liderëve të Ballkanin Perëndimor, për njohjen e kualifikimeve profesionale të infermierëve, veterinerëve, farmacistëve dhe mamive në kontekstin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore, (CEFTA).
Sipas kreut të qeverisë shqiptare me këtë marrëveshje do të lehtësohet më tej lëvizjen e profesionistëve dhe shfrytëzimin e potencialit të madh të burimeve njerëzore.
(A2 Televizion)
