Macron në Tiranë: Vizita ime në Tiranë, konfirmim i një riangazhimi të Francës në rajon

Nga A2 CNN
17 Tetor 2023, 11:30 | Politikë
Macron në Tiranë: Vizita ime në Tiranë, konfirmim i një

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se kjo vizitë e tij është një konfirmim për një rol të ri të Francës në rajon. Në konferencën për mediat në krah të kryeministrit Edi Rama, Macron tha se është një gabim që përgjatë këtyre viteve Shqipëria nuk është vizituar nga asnjë president francez.

Për këtë, ai shtoi se është në Tiranë për të rregulluar gabimin.

“Europa i është nënshtruar rrëshqitjes së botës, rikthimit të luftës në territorin e saj, me atë që po ndodh në Ukrainë dhe rikthimin e terrorizmit në vendin tonë, Brukseli u sulmua mbrëmë. Vizita ime është një formë e riangazhimit të Francës në rajon, se ishte një gabim i thellë që pse nuk ka ardhur asnjë president francez, ishte momenti për ta bërë, kjo është një formë e rregullim të gabimit”, tha Macron.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos