
Kosova ka qenë sërish në vëmendje të konferencës së përbashkët mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministri Edi Rama. Ky i fundit, e ka përsëritur sërish mesazhin e tij, duke thënë se plani franko-gjerman është mundësia më e mirë për Kosovën.
Ai zbuloi një bisedë të bërë në verë me ish-presidentin amerikan Bill Clinton dhe një analogji më atë se çfarë po ndodh sot mes Palestinës dhe Izraleit. Për rrjedhojë, thekson se Kosova do duhet ta firmosë marrëveshjen për të mirën e saj.
“Kosova është futur në një kurth që ia ka bërë vetes, pro s’ka qenë kurrë më mirë, do ishte dramatike që të humbiste një të drejtë të fituar për të lëvizur lirisht, dhe ndërkohë të dyja palët kanë në tavolinë një plan që është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës, e solla dje shembull në takim, presidenti Clinton kur ishte në verë për vizitë, krye çlirimtari i Kosovës më tha “thuaji miqve të mi në Prishtinë se si i ndodhi Palestinës, e kishin në tavolinë marrëveshjen më të mirë të mundshme për Palestinën, irazelitët ranë dakord, ata tha do e firmos, pastaj nuk e firmosi, dhe kur i thashë a e kupton se çfarë po flet dhe se kjo marrëveshje nuk do të kthehet më”, “më tha e di, por nuk e firmos”. Shikojeni tani ku është Palestina, Një vend që nuk është shkatërruar nga Izraeli, por nga klasa e vet politike dhe nga pengmarrësit e vet. E mira e madhe e Kosovës është firmosë marrëveshjen edhe sikur Serbia mos ta pranojë dhe pastaj t’ia lërë në dorë Bashkimit Europian, t’i thotë “këto ishin obligimet për ne, ne do i zbatojmë, s’na intereson çfarë bërë Serbia”, sepse paqja bëhet për vete, jo për t’i shërbyer armikut, dhe paqja bëhet me armikun, mundësi e artë në tavolinë, që Kosova ka në krah aleatët që duhet të ketë dhe të mbytet në një lugë uji, çfarë thotë, apo nuk bën presidenti i Serbisë, duhet të veprojë e pavarur nga Serbia”, tha Rama. (A2 Televizion)