Pylli i Sodës po kthehet në vendgrumbullim mbetjesh, asnjë ndëshkim për ndotësit

Nga A2 CNN
17 Tetor 2023, 09:05 | Aktualitet
Pylli i Sodës po kthehet në vendgrumbullim mbetjesh, asnjë

Pylli i Sodës i cilësuar edhe si mushkëria e qytetit të Vlorës vijon të ndotet dhe në vende të caktuara ngjan si vendgrumbullim mbeturinash nga më të ndryshmet.

Aksionet e ndërmarra herë pas here si për pastrimin e tij, ashtu edhe paralajmërimet për ndëshkimin e atyre që e ndotin kanë mbetur thjesht në kuadrin e deklaratave, pasi realiteti është shumë i qartë dhe nuk lë vend për koment.

Persona që e vizitojnë çdo ditë pyllin konstatojnë jo vetëm grumbujt me mbeturina, por edhe hedhjen e mbeturinave ditën dhe natën.

Banorët shpresojnë që autoritetet tani që nuk janë shumë të zënë me sezonin të hedhin sytë edhe nga Pylli i Sodës, para se kjo pjesë e gjelbëruar të kthehet në një grumbullim masiv mbeturinash. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos