
Policia belge njofton se ka ekzekutuar autorin e sulmit terrorist, mbrëmjen e djeshme, në Bruksel ku humbën jetën 2 tifozë suedezë dhe u plagos një tjetër. Abdesalem Lassoued, 45-vjeçari me origjinë nga Tunizia, i cili ndodhej në Belgjikë ilegalisht, u qëllua mbrëmjen e djeshme pasi vrau dy tifozët dhe ndërroi jetë në spital.
Operacioni përfundoi mëngjesin e sotëm afër shtëpisë së tij, në lagjen “Schaerbeek”. Me një përplasje zjarri që zgjati disa sekonda, Abdesalem u plagos rëndë, por ndërroi jetë në ambulancë, teksa po transportohej për në një spital në kryeqytetin belg.
Tifozët suedezë kishin udhëtuar për të ndjekur ndeshjen kualifikuese kundër Belgjikës për Euro 2024.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të kryeqytetit, ku 45-vjeçari hapi zjarr me kallashnikov në turmë, duke vrarë dy dhe duke plagosur disa të tjerë, mes të cilëve një shok i dy të vrarëve. Autori dyshohet të ketë lidhje me ISIS pasi para ekzekutimit ka thirrur “Allah Akbar”.
Pasi janë informuar në pushimin e pjesës së parë, futbollistët e Suedisë nuk kanë pranuar të dalin në fushë për pjesën e dytë dhe për rrjedhojë ndeshja është ndërprerë, ndërsa 45 minutat u mbyllën me rezultatin 1-1.
Zëdhënësja e policisë Ilse Vande Keere tha se oficerët mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe rrethuan lagjen. Të shtënat vijnë në një kohë tensioni të madh për luftën e vazhdueshme midis Izraelit dhe Hamasit.
slayem slouma -> the Brussels killer. “I am ISIS and I killed the infidels”#bruxelles pic.twitter.com/TvYlXOx3zN (A2 Televizion)