Derbi Partizani-Tirana, ja rrugët që do të bllokohen nga ora 17:00

Nga A2 CNN
18 Tetor 2023, 11:28 | Sporte të tjera
Derbi Partizani-Tirana, ja rrugët që do të bllokohen nga ora

Nesër pritet të luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme për kampionatin shqiptar, derbi Partizani-Tirana, për rrjedhojë Policia ka njoftuar një sërë masash që do të mbahen për mbarëvajtjen e këtij takimi të rëndësishëm.

Masat e marra konsistojnë jo vetëm në ambientet e stadiumit, por dhe në një perimetër më të gjerë jashtë tij. Për rrjedhojë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore dhe itinerare të përcaktuara për lëvizjen e tifozëve të dy skuadrave.  

Ashtu si kurse në çdo ndeshje, do të ketë kontroll fizik të tifozëve dhe nuk do të lejohen sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike.

“Policia e Tiranës ka hartuar plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve “Partizani” dhe “Tirana”, që do të zhvillohet më datë 19.10.2023, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 17:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë:

– Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:

– Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja”, përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sulejman Delvina”, “Libri Universitar”, rruga “Gjergj Filipi”(COIN) – stadium;

– Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet nga sheshi “Skënderbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit, rruga “Bajram Curri”, Rruga e Elbasanit rruga “Dervish Shima”, rruga “Sheh Ahmet Paza”- stadium. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos