
Policia Rrugore njofton se, 14 shoferë janë arrestuar javën që lamë pas për shkelje të rregullave të qarkullimit, ndërsa mbi 10 mijë drejtues janë gjobitur. Sipas policisë, vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore.
Këto kontrolle synojnë evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në Tiranë.
Kështu, gjatë javës që lamë pas, janë arrestuar 14 shtetas për:
– Drejtim automjeti në gjendje të dehur apo në efektin e lëndëve narkotike;
– Shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.
Janë vënë 10,394 masa administrative, disa prej të cilave janë:
– 859 për shpejtësi mbi normat e lejuara.
– 100 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
– 33 për përdorim të xhamave të errësuar.
– 70 për mosdhënie përparësi këmbësorëve në vijat e bardha.
– 96 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve.
– 26 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.
– 211 për parakalime të gabuara.
– 8,640 për parkime të gabuara.
Janë bllokuar 19 automjete për:
– Detyrime të pashlyera;
– Mungesë dokumentacioni
– Verifikime nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë. (A2 Televizion)