Aksident me dy të plagosur pranë Kapshticës

Nga A2 CNN
19 Tetor 2023, 18:15 | Kronikë
Aksident me dy të plagosur pranë Kapshticës

Një aksident rrugor me pasojë dy persona të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor “Bilisht-Kapshticë”, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë.

Policia bën të ditur se shtetasi I. Z., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi I. Z. dhe pasagjeri në këtë automjet shtetasi D. M., të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Bilishtit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos