Aksidenti me dy viktima në Kukës, arrestohet drejtuesi i një prej mjeteve

Nga A2 CNN
19 Tetor 2023, 12:31 | Kronikë
Aksidenti me dy viktima në Kukës, arrestohet drejtuesi i një prej

Policia e Kukësit ka arrestuar drejtuesin e një prej mjeteve për aksidentin tragjik të mbrëmjes së kaluar në Tunelin e Kalimashit, ku humbën jetën dy qytetarë nga Kosova dhe u plagosën 3 persona.

Pas hetimeve të policisë dhe verifikimeve të kamerave të sigurisë brenda në tunel, efektivët arrestuan drejtuesin e mjetit tip Benz, A. B., 48 vjeç, banues në Tiranë. 

Ky shtetas dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin S. O. dhe autobotin tip “MAN” me drejtues shtetasin Sh. S.  

Nga ky aksident humbën jetën drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi S. O., dhe pasagjeri në këtë automjet, shtetasi N. O., të dy banues në Kosovë. Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi A. B., pasagjerja në këtë automjet, shtetasja K. B., 26 vjeçe dhe pasagjeri tjetër në automjetin tip “Ford”, shtetasi I. L., 44 vjeç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos