All - Paragraf - 1
Në të paktën 14 aeroporte në Francë janë raportuar alarme për bomba apo për sulme gjatë të enjtes. Kështu raportojnë mediat atje duke iu referuar autoriteteve.
Në 8 prej këtyre aeroporteve janë kryer evakuime të udhëtarëve. Kjo ka bërë që 130 fluturime të anulohen dhe të ketë vonesa të panumërta.
All - Paragraf - 3
Këto alarme janë shtuar prej disa ditësh në mbarë Francën, veçanërisht pas një sulmi ku mbeti i vrarë një mësues.
Autoritetet kryen kontrollet e nevojshme në aeroportet ku u lëshuan alarmet dhe lejuan rikthimin gradual në normalitet. Shumica e kërcënimeve ishin bërë përmes email-it. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2