Sunak në Izrael: Jemi me ju përballë sulmeve të tmerrshme të Hamasit

Nga A2 CNN
19 Tetor 2023, 12:30 | Bota
Sunak në Izrael: Jemi me ju përballë sulmeve të tmerrshme

Pas presidentit amerikan Joe Biden, Izraelin e viziton kryeministri britanik Rishi Sunak. Ai mbërriti në Tel Aviv mëngjesin e së enjtes, për t’u takuar me kryeministrin Benjamin Netanjahu dhe Presidentin Isaac Herzog para se të udhëtojë në kryeqytete të tjera rajonale.

Sunak shprehu ngushëllimet për humbjen e jetëve në Izrael dhe Gaza, dhe tha se Britania e Madhe qëndron krah Izraelit përballe krimeve të tmerrshme të Hamasit.

Në një deklaratë në prag të takimeve, Sunak pohoi se shpërthimet vdekjeprurëse në spitalin e Gazës ku mbetën të vrarë qindra palestinezë duhet të shërbejnë si moment vendimtar për të bërë bashkë liderët në rajon dhe rreth botës për të shmangur përshkallëzim të konfliktit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos