“Luftë” për kreun, luhet sot derbi Partizani-Tirana

Nga A2 CNN
19 Tetor 2023, 13:11 | Sporte të tjera
“Luftë” për kreun, luhet sot derbi Partizani-Tirana

Pas Kombëtares, prozhektorët e futbollit shqiptar kthehen nga derbi. Partizani dhe Tirana do të luajnë ndeshjen e prapambetur të javës së gjashtë të kampionatit. Sfida ndërmjet rivalëve të përjetshëm është shansi që ekipet t’i afrohen kreut, pas oshilacioneve në javët e fundit.

“Derbi është një ndeshje specifike, sepse luajnë dy ekipet më të titulluara në vend dhe dihet rivaliteti. Është një ndeshje për të luftuar dhe për të marrë më të mirën.

Derbi në tetor bardheblu? Kjo është ndoshta një shenjë fati. Ne kemi për detyrë ta luajmë derbin dhe pastaj rezultati i ngelet fushës”, tha Julian Ahmati, trajneri Tiranës.

Derbi Partizani-Tirana luhet këtë të enjte, prej orës19:00 në Arenën Kombëtare. Ndeshja u shty për afro një muaj, pikërisht për t’u luajtur në impiantin më të madh në vend dhe për të mundësuar prezencën maksimale të mbi 20 mijë spektatorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos