
Një 21-vjeçar është rrahur brutalisht, mbrëmjen e kaluar, nga disa persona ende të paidentifikuar në zonën e Shkozës në Tiranë.
Sipas të dhënave të policisë, Hysen Xhakolli është goditur disa herë me sende të forta nga agresorët të cilët e kanë lënë në mes të rrugës dhe janë larguar.
Si pasojë, 21-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. (A2 Televizion)