Ben Affleck filmohet sërish në një Fast Food me Jennifer Lopez dhe nuk duket aspak i lumtur (VIDEO)

Nga A2 CNN
20 Tetor 2023, 09:49 | Showbiz
Ben Affleck filmohet sërish në një Fast Food me Jennifer Lopez

Shumë prej nesh na ka ndodhur që të përpiqemi të ndjekim një dietë të caktuar dhe partneri të na joshë në ushqime të padëshiruara.

Të njëjtën gjë po përjeton edhe Jennifer Lopez, të cilën fotografët e kapën duke shkuar me Ben Affleck në McDonald’s për herë të katërt në të njëjtin muaj.

Ylli 54-vjeçar nuk duket shumë i lumtur, ndoshta sepse i dashuri i saj po i prish dietën. Mirëpo, as ai nuk është emocionuar. Nuk dihet nëse ka një tension mes tyre, apo nga ndjekja pa pushim e fotografëve.

Madje në një moment të videos, ai shihet teksa komunikon me një nga fotografët dhe duket jo pak i acaruar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos