Giorgia Meloni i jep fund martesës 10-vjeçare

Nga A2 CNN
20 Tetor 2023, 08:40 | Bota
Giorgia Meloni i jep fund martesës 10-vjeçare

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka njoftuar së fundmi në rrjetet sociale se i ka dhënë fund martesës së saj 10-vjeçare me bashkëshortin Andrea Giambruno.

“E falënderoj për vitet e mrekullueshme, për vështirësitë që kaluam dhe për dhuratën më të rëndësishme që më dha në jetën time që është vajza jonë Ginevra. Rrugët tona ishin ndarë prej kohësh dhe kishte ardhur momenti për ecur përpara”, shkruan Meloni.

Megjithatë, kryeministrja italiane premton se do të ruajë miqësinë me Andrea, kjo dhe për hir të vajzës së tyre 7-vjeçare.

“Do të ruaj atë që kemi qenë, do të mbroj miqësinë tonë me çdo kusht, si dhe vajzën 7-vjeçare që do nënën dhe babain e saj”, përfundon Meloni.

Në fund, kryeministrja ka dhe një mesazh për kundërshtarët që do të përpiqen ta godasin në jetën e saj personale.

“Të gjithë ata që shpresonin të më dobësonin duke më goditur përmes jetës personale, duhet ta dinë se sado që pika e ujit të shpresojë të shkatërrojë gurin, guri mbetet gur dhe pika është vetëm ujë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos