Me dy fakultete por pa punë, Alban Hoxha kërkon një mundësi për t’u integruar në shoqëri

Nga A2 CNN
21 Tetor 2023, 10:42 | Sociale
Me dy fakultete por pa punë, Alban Hoxha kërkon një mundësi

Me dy fakultete por pa punë Alban Hoxha kërkon një mundësi për t’u integruar në shoqëri Alban Hoxha është 31 vjeç dhe po përfundon fakultetin e dytë. Dëshira për t’u arsimuar ka qenë e madhe për të, po aq sa dëshira për të pasur një punë. Shpresoi se pas përfundmit të studimeve të parë do të gjente punë, por përpjekjet e tij u refuzuan nga zyrat shtetërore.

Në shenjë mosdorëzimi, ai nis një tjetër fakultet, me një degë ndryshe nga e para. Jetesa për Albanin është e vështirë. Ai nuk ka punuar asnjë ditë të jetës së tij dhe kostot personale përpiqet t’i mbulojë me pensionin e verbërisë.

Albani ka pasur një jetë të vështirë nga ana shëndetësore. Nëna e tij i ka dhuruar një veshkë, babai i tij është kujdesur për të hap pas hapi, dhe ai kërkon që ta shpërblejë çdo mundim të prindërve duke gjetur një punë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos