Përfundon takimi i 5 të dërguarve të SHBA-BE me Kurtin, jepen mesazhet e para

Nga A2 CNN
21 Tetor 2023, 10:26 | Kosova
Përfundon takimi i 5 të dërguarve të SHBA-BE me Kurtin,

Ka përfunduar takimi i 5 të dërguarve të SHBA-së dhe BE-së me kryeministrin Albin Kurti. Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka deklaruar se rikthimi në dialog është urgjent dhe e vetmja mënyrë për të mos lejuar përsëritjen e ngjarjeve terroriste në veri. Ai tha se i kanë kërkuar Kurtit implementimin e marrëveshjeve si e vetmja rrugë drejt BE-së, kërkesë që do t’ia bëjnë edhe Beogradit.

Ai ka shprehur ngushëllime për policin e vrarë më 24 shtator në veri të vendit, duke thënë se BE dhe NATO janë shumë të angazhuar në për fakte dhe beson shumë shpejt do të ketë informata.

Sipas tij sulmi në Banjskë ka ndryshuar gjithçka.”Dialogu është më urgjent se kurrë. Kemi një plan, nuk mund të hyj në detaje por dialogu nuk ka alternativë. Deeskalimi dhe zgjedhjet në veri duhet të organizohen. Nëse nuk ka dialog mund të ketë përsëritje të rasteve. Këtë nuk e duam as ne as ju”, tha ai.

Lajçak është pyetur edhe për jokonstruktivitet në dialog, për të cilin ishte akuzuar nga Kurti.

“Unë e mbaj anën e Bashkimit Evropian, jemi fokusuar në substancë”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos