All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Vdes Sir Bobby Charlton, legjenda e Anglisë dhe Manchester United

Nga A2 CNN
21 Tetor 2023, 15:23 | Futboll
Vdes Sir Bobby Charlton, legjenda e Anglisë dhe Manchester United
All - Paragraf - 1

Sir Bobby Charlton, futbollist legjendar i Manchester United dhe i Anglisë që arriti të fitonte Kupën e Botës në vitin 1966, ka vdekur në moshën 86-vjeçare.

Charlton luajti 106 ndeshje me Anglinë dhe shënoi 49 gola për kombëtaren, një rekord për atë periudhë.

All - Paragraf - 3

Gjatë 17 viteve karrierë me Manchester United ai fitoi tri herë titullin kampion, një herë Kupën e Kampionëve dhe një herë Kupën e Anglisë.

Familja Charlton publikoi një deklaratë ku tha se ai mbylli sytë përgjithmonë në orët e para të mëngjesit të së shtunës, pa vuajtje.

Pas vdekjes së Charlton, Sir Geoff Hurst – i cili shënoi një tripletë në fitoren 4-2 të Anglisë kundër Gjermanisë në finalen e madhe në “Wembley” – është i vetmi lojtar i asaj skuadre ende gjallë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos