Për vite me radhë Lulzim Basha shfrytëzoi listat e mbyllura për të larguar rivalët dhe zërat kritikë brenda partisë, me qëllim forcimin e pozitave të veta. Por përgjegjësinë ia faturon Sali Berishës dhe Edi Ramës, që miratuan ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.
Tani pohon se listat e hapura janë ndreqja e dëmit, ndonëse kush do të futet apo jo në listën e kandidatëve për deputetë, përcaktohet përsëri nga kryetari.
Edhe para dibranëve përsëriti nevojën për miratuar vetingun e politikanëve, që duhet të hetojë pasuritë dhe lidhjet e dyshuara me krimin. Vota e diasporës, përmes elektronikës është një tjetër propozim i Bashës për reformën zgjedhore.
Kosto financiare është plotësisht e justifikuar, sipas Bashës, që shtoi se nuk ka më asnjë alibi për të mos pajisur të gjithë Shqipërinë me infrastrukturën e duhur elektronike që shqiptarët ta dinë për 24 orë rezultatin.
Në finale, votimi i Presidentit nga populli, do të shënonte riparimin e një tjetër shtylle të demokracisë, theksoi kryedemokrati. (A2 Televizion)