A2 CNN ka siguruar videon e momentit të arrestimit të dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi.
Në pamje, shihet Malltezi në ambientet e aeroportit “Nënë Tereza”, të cilit i janë vendosur prangat.
Gjatë gjithë kohës, Malltezi është rrethuar nga efektivë të policisë të veshur civilë, të cilët e kanë shoqëruar deri në furgon.
Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv, në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, teksa për të GJKKO ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg. (A2 Televizion)