Përfaqësuesi ligjor i Sali Berishës, Genc Gjokutaj nuk u lejua të ishte sot i pranishëm në seancën ndaj Malltezit dhe Bektashit.
Ai saktësoi se vendimi për Berishën nuk është ekzekutuar pasi është i paligjshëm.
“Sot zoti Berisha nuk ka patur seancë gjyqësore. Vendimi nuk është ekzekutuar, pasi ai është i paligjshëm. Ky është një proces i parregullt. Berisha nuk ka marrë dijeni dhe nuk është pjesë e këtij procesi. Këtë ngërç duhet ta zgjidhin atë që e bënë. Këto janë vendime të njëanshme”, tha Gjokutaj. (A2 Televizion)
